E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër mbërrin grupi i tretë i shtetasve nga Egjipti

Nesër pritet mbërritja e rreth 15 shtetasve të Kosovës nga Egjipti, nën organizimin dhe ndihmën e Behxhet Pacollit.
 

Lajmi u konfirmua sot nga Aleanca për Kosovën e Re (AKR) e cila bëri të ditur se rreth mesditës në Aeroportin e Prishtinës do të mbërrijnë 15 shtetasit, në mesin e tyre edhe pesë studentë nga Shqipëria. Gjithashtu bëhet e ditur se do të kthehen në vend edhe të gjitha ata familjarë të cilët kanë ngelur në Aeroportin e Kajros për shkak të mungesës së dokumentacioneve personale.

AKR njoftoi se kjo çështje është zgjidhur dhe se ata pritet të mbërrijnë së bashku me grupin e tretë të shtetasve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›