E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim ne France per Canen Turqit Lojtari drejt PSG-se

Mesfushori Spekulimet pas deklarates se kuqeziut se nje dite do kthehet ne Paris

Lorik Cana vazhdon te jete ne qender te vemendjes te Gallatasarai. Por kjo nuk lidhet me paraqitjet e mesfushorit te Kombetares shqiptare ne fushen e lojes. Mediat turke vazhdojne te spekulojne se 27-vjecari nuk ka marredhenie te mira me trajnerin Frenk Rajkard dhe nuk e perjashtojne mundesine e largimit te tij te shpejte nga gjigandet e Superliges. Per ti hedhur benzine zjarrit ka sherbyer nje deklarate e lojtarit kuqezi per faqen elektronike psgteam.net ne te cilen tifozet e PSG-se mund te njihen me zhvillimet me te fundit rreth skuadres dhe te bejne komentet e tyre per ecurine. Kam shprehur pakenaqesi per aventuren ne Paris Per mua ky eshte nje budallallek. Kur luaja ne Paris nuk e kam fshehur qe Olimpik Marseja ishte skuadra ime e zemres. Ndersa kur mbaja shiritin e kapitenit tek OM-ja e kam thene gjithmone se ndihesha krenar qe kam luajtur te PSG. Madje kam thene se nuk e perjashtoja mundesine qe nje dite te rikthehesha ne Paris ishte deklarata e Canes.
Kaq ka mjaftuar qe fotoMac te rikujtonte lajmet qe zv.kapiteni i Shqiperise nuk ka marredhenie te mira me trajnerin Frenk Rajkard. Pavaresisht se Lorik Cana i ka hedhur poshte keto zera ne te kaluaren jane ngritur mjaft pikepyetje per aventuren e mesfushorit te Gallatasarai pavaresisht se kane kaluar vetem dy muaj nga transferimi i tij ne Turqi. Cana ka bere nje deklarate befasuese duke dhene sinjale se nje dite mund te rikthehet ne Ligen 1 franceze per te veshur serish fanellen e PSG-se. Kjo mund te lidhet me lajmet e meparshme per problemet ndermjet lojtarit dhe Rajkard shkruanin mediat turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›