E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka, 15 dite jashte fushes

Pas ndeshjes se fundit, ndaj Rexhines eshte konfirmuar se braziliani Kaka do te qendroje larg fushes, per gati 15 dite. Kaka do te humbe ndeshjen e radhes se kampionatit italian, ate ndaj Kaljarit. Por do te mungoje edhe ne ndeshjen e kupes UEFA, ndaj Verder Bremenit. Braziliani Kaka ishte parashikuar qe te bashkohej te marten me kombetaren e Brazilit per nje miqesore, ndaj Italise, cka do te jete e pamundur. Fantazisti i Milanit do te zhvilloje edhe nje tjeter kontroll, per te siguruar kohen qe do t'i duhet per t'iu rikthyer fushes. Milani ne ndeshjen e fundit te kampionatit, ndaj Rexhines nuk shkoi me shume se nje barazim, 1-1 duke u shkeputur me Interin. Shpresat e kuqezinjve per te fituar titullin jane venitur, pas ketij barazimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›