E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Brazili favorit per Boterorin, me Angline

Kaka beson se Anglia do te jete nje prej rivaleve me te medha te Brazilit ne finalet e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010" . Asi i futbolli flet pas kualifikimit te Brazilit ne finale te Kupes se Konfederatave. Brazili do te luaje ndaj SHBA ne Kupen e Konfederatave, pas fitores se siguroi me Afriken e Jugut, 1-0 ne gjysmefinale me nje goditje te lire nga ana e Daniel Alveshit. Por ylli Kaka, i cili sapo la Milanin dhe u bashkua me Kristiano Ronaldo te Reali i Madridit. Kaka insiston se do te fitohet finalja e se dieles, por e sheh Brazilin edhe nje favorit te madh ne finalet e Kupes se Botes, duke cilesuar Angline si nje rivale te mundshme. "Eshte mire nese arrijme edhe ne finalen e Kupes se Botes, nje vit me vone dhe une mendoj se jemi favorite," - theksoi Kaka. - "Ne kete moment ne vetem mendojme per pergatitjet per ne finale. Kemi nje vit per t'u pergatitur dhe ekipet e tjera kombetare jane pak e shume te njejta dhe mendoj se shume gjera mund te ndryshojne, per nje vit". Kaka permend edhe kundershtarin e grupit tone, Portugaline. "Se pari, duhet te shohim nese do te kualifikohet Portugalia, pasi e ka shume te veshtire. Mendoj se kombetaret kryesore jane thuajse te kualifikuara, si Spanja, Argjentina. Italia,. Franca dhe Anglia. Ne ne kete moment duhet te mendojme per kete skuadra. Por ju duhet te shihni se cilat do te jene ekipet surprize, si SHBA dhe Egjipti, qe kane lene gjurme ne Kupen e Konfederatave." Kaka pranon se skuadra e Kapelos, me shtate fitore ne ndeshjet e grupit, eshte nje nder ekipet me te forta per momentin. - " Mendoj se Anglia po luan shume mire nen drejtimin e Kapelos," - theksoi ai. - "Anglia ka lojtare te shkelqyer. Ne e dime se futbolli kerkon edhe talent. Anglia mund ta jete nje fituese e Kupes se Botes", - perfundoi Kaka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›