E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Pershpirtje per Pashko Gjecin

Shkrimi eshte botuar vite me pare se te vdiste perkthyesi i madh. Po e sjellim per publikun, njesoj si eshte botuar kohe me pare, ne nderim te perkthyesit qe vdiq kater dite me pare ne Tirane

Nga Krenar Zejno

Pashko Gjeci, prej te cilit kumbojne e luajne shqip dilema Hamleti, Fausti, por dhe Andromaka Racine, Atalia Chatobriand e vargje Leopardi ne pritje botimi, perkthyesi kimerik qe e kemi gjalle (vdiq pak dite me pare) dhe s'po ia dime pahane, nje dite na rrefeu sesi ishte ndjere, kur posa perfundoi Komedine Hyjnore. Te parat vargje, nga Kenga e Tete nemos gaboj, i kishte nisur si loje, nje mbremje... kur qe vec dymbedhjete vjec. ...Nuk i ka prekur me! Ashtu si i kemi edhe sot. Ndersa, ne fund te te fundmit varg, iu be sikur at'cast, dikur ndaj te gdhire, Poeti doli nga dericka e strehes se perkthyesit, me tere vitet qe i rrinte mjeshtrit model, teksa ky e kthente dhe perkthente. Tha: M'u duk se Dante doli fill prej porte... dhe me la fillikat!

Kur iu lypsej ferri i ketij e kthyen perkthyesin ne kryeqytet, dhe autoritetet i dhane nje autorizim strehimi, drejt se ciles ia grahu me te shpejte, pergjeruar per nje tavoline pune dhe drite. Mandej, nje porte qe kesaj radhe po hapej, por per cudi shtepia brenda kishte njeri! Perballe iu shfaq idhulli, mesuesi i gjimnazit ne Shkoder. Ai qe i pat metuar letersi, atij dhe perkthyesve te ardhshem, tek u linte heshtas nga nje liber poshte bankes.

Mesuesi plak, gjendur gabimisht ne shtepine e re, qe ne nje cope letre me adrese i perkiste Pashko Gjecit, quhej Pashko Geci... Dhe, ja, ngaterrimi prej nje shkronje qe i shtohej gjithe ngaterreses lesh e li, aneqark. Plaku i urte bente te merrte plackat, per t'u shkulur e shkuar aty ku i qe caktuar, ndersa nxenesi e kish qafuar dhe s'e linte te bente cap. Pastaj nderruan fletushkat e paqarta e te ndotura te autorizimeve. Si trille xhojsiane keqkuptimi, te cilin ky na e quajti motor historie, apo si nje loje e thjeshte fjalesh, te llojit Uncle Lear me unclear, si luante nje lexues ne letren qendisur Xhojsit dikur, duke e qesendisur edhe me emrin Germ's Choice.

*Fragment nga parathenia e botuesit ne vepren Uliksi, Joyce. Eshte botuar ne te gjalle te perkthyesit te njohur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›