FAUSTI
Johan Wolfgang von Goethe*
Perktheu Pashko Gjeci
Pyll e shpelle
Fausti (vetem)
Fausti:
O shpirt sublim, m'i dhe, m'i dhe te gjitha
Cka t'kam kerkue. Jo, kot, ti nuk u ktheve
Kah une fytyren tande flake. M'ke lshue
Per mbreteni natyren madheshtore,
M'dhe forcen ta shijoj, e ta gezoj.
Jo t'rrij e ta sodis me ftohtesi,
Por t'zhys shikimin n'gjine e saj te thelle,
Sikur ne parzmin e nji miku te dashtun.
Me sjell perpara vargun e pamatur
Te t'gjalleve, e me meson te shikoj vllazen
Nder shkurre t'qeta, n'ajer e ne uje.
E kur ne pyll rreh e gjimon stuhia
Pishat vigane tue i hedhe perdhe,
Qi shkrepen me rrapllime me trungjet fqinj,
E nga gjama e asaj ramje ushtojne malet,
Ti m'prin e m'con te shpella mâ e sigurte
E me zbulon vetveten; at'here shof
Visare qi rrine mshehe ne parzmin tim.
Perpara syve t'mij at'here e kthjell
Ngrihet hana ne qiell, e gjate shkambijsh,
Permbi kacuba t'njoma, enden hijet
Veshun n'argjend t'nji kohe t'perendueme,
Qi zbusin t'vranten andje te mejtimit.
Ah, kurre njeriu s'do mberrije persosmerine.
Tash po e kuptoj. Ti me ke dhane se bashku
Me andjet qi m'afrojne te Perendite
Nji shok, nga i cili un s'shkeputem dot,
e qi, poshtnues e i akullt me perule
para syve t'mij e me nji fjale
m'i hedh n'asgjâ t'gjithe dhuratat tueja.
Ka ndeze ai n'parzmin tim nji zjarr mizor,
Qi me terheq kah t'bukurat vegime.
Keshtu kaloj nga nji didhire nder gzime
E n'mes gezimesh m'pervlon deshira.
(Mefistofeli hyn)
Mefistofeli:
Si nuk u ngope me ket jete krejt bosh,
E je i kenaqun larg andjeve t'tana?
S'po them se âsht gjâ e keqe ta provosh
Nji here, kur fluturon ne tjera gjana.
Fausti:
Te bajsh dicka mâ t'mire kishte me m'kande,
Se me trazue qetsine ku ra un kam.
Mefistofeli:
Mire, mire; me qejf te la n'qetesine tande;
Po s'e za bese se e ke tamam.
Me 'j shok te vrazhde, te cmendun si je ti,
Ndonji gjâ t'madhe s'jam tue bjerre.
Ja, dite per dite me duert plot po vi,
Por cka i pelqen zotnise un kurrsesi
S'po mundem, sado lodhem, me ia nxjerre.
Fausti:
Keshtu ky flet gjithmone. Me breu
Per t'gjalle e don t'ia dije per nder.
Mefistofeli:
Po ti, o i shkreti bir i ketij dheu,
A mund t'jetosh pa mue nji here?
N'rremuje t'imagjinates, qi t'rrembeu,
Un t'erdha vrik ne ndihme;
Sikur t'mos isha un at'hera, heu,
Sa shpejt nga gjithe kjo bote do t'ishe fshime!
Pse shpellash e ne keto t'came shkembinjsh
Posi nji buf i strukun t'rrish?
E si thithlope surbon ushqimin tand
l'myshqesh te ndyte, ligatash an' e kand?
Argetim i bukur ky, per bese,
Persri fillon doktori kryet te qese.
Fausti:
A e kupton valle cfare force fiton jeta
Ime, tue u ende keso vendesh te shkreta?
Po ta kuptoje ket mire
Ti, si nji Djall, s'do m'leje n'kaq endire.
Mefistofeli:
Andje, me te vertete mbitokesore!
Te rrish naten me vese visesh malore
e qiell e toke n'ekstaze t'perfshish,
te fryhesh sa t'arrish ne kulm hyjnish,
me flake t'i futesh n'thelb te rruzullimit,
t'kalosh ne shpirt gjashte ditet e krijimit.
Te hapesh tan hare ne gjithesine,
Te cvishesh nga ckado qi ban njerine,
E ne fund te naltit intuicion
T'i japesh fund...
(me nji gjest) se as fjalet s'po me vine.
Fausti:
Ptyh, faqezi!
Mefistofeli:
Nuk te pelqen, e di
prandaj ma hjedh n'fytyre ket: faqezi!
S'u dashka ta ndigjojne te pastrit veshe
Cka con zemrat e pastra aq fort peshe.
Po un t'uroj veten te rrejsh
Here pas here e kenaqsi te gjejsh.
Mjerisht kjo t'mban vetem nji cike
Se persri flakesh gjetiu.
E n'kjofte se vazhdon kshtu ti vetvetiu
Do bijsh ne marrezi, ngaterrim e frike.
Mjaft per tashti. Dashnorja t'âsht ndrye mbrende,
Vec terr e mjegull shef me sy,
Nate-dite t'kujton, âsht tue u cmende,
Kaq fort po digjet flake per ty.
Dikur dashnija jote qe e furishme
Si prure ku ujt e bores krejt ka ra,
Ti ja ke derdhe n'zemren e saj te ndijshme
E prroni yt âsht tha.
Ma mire se sa t'mbreteroje n'kto vise t'thata
Do t'bante, them, zotnija jote
Sikur asaj te kryet t'i shkonte,
Se shume po vuen, e ngrata.
I duket dita pa mbarim e gjate;
N'dritare rrin, rete vren me koken jashte
Tue u ende mbi ledhe te qytetit t'lashte.
"Te kishe ah, t'nji zogu krahte!"
Gjith diten kndon der ne mesnate.ndonjihere âsht ne gzim, por t'shumten e trishtuese.
Befas i derdhen mollzash lot te ngrohet,
Mandej sikur qetohet,
Gjithmone e ke vec t'dashunueme.
Fausti:
Gjarpen, gjarpen i ndyte!
*Botuar nga Cabej