E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Jam i kënaqur që Milani u mposht

Ylli i Real Madridit, Kaka, thotë se është i kënaqur që ish-klubi i tij është mposhtur nga Zurich në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.
Reali shënoi fitore 3-0 ndaj Olimpique Marseille me Kaka që shënoi një gol nga penaltia, ndërkaq rosonerët u befasuan nga ekipi zviceran në San Siro.
"Për ne është shumë mirë që Zurich mposhti Milanin, pasi tani kemi dy ndeshje kundër tyre. Nëse i fitojmë të dyja ne do të jemi në pozitën e parë (të grupit)", ka thënë Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›