Solana: Irani do të bashkëpunojë me IAEA-në për uraniumin
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana deklaroi sot se Irani kishte bërë të ditur se planifikon të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) për inspektimin e qendrës së re të pasurimit të uraniumit. Pas bisedimeve ndërmjet gjashtë fuqive të mëdha dhe Iranit, Solana deklaroi në një konferencë shtypi se kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore, Saeed Jalili ka premtuar se Teherani do të lejojë inspektimin e qendrës nga vëzhguesit e IAEA-së "brenda pak javëve të ardhshme". "Ky është vetëm fillimi dhe për këtë duhet të vëmë re progres lidhur me disa nga hapat praktikë mbi procesin e uraniumit, për të cilit diskutuam sot", deklaroi kryediplomati evropian.