E Shtunë, 31 Tetor 2026

Georgievski: Enciklopedia e qëllimshme për shqiptarët

Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka deklaruar se pjesët kontestuese për shqiptarët në "Enciklopedinë Maqedonase" janë të qëllimshme.
"ASHAM qëllimisht ka nxjerrur pjesët kontestuese për shqiptarët, ndërsa asgjë nuk ka sqaruar për pjesët e turpshme që janë shkruar për historinë e Maqedonisë", ka theksuar ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski.
Sipas tij, kjo vepër ka ngjyrime të politikës ditore, ku janë përfshirë gënjeshtrat e vjetra të komunistëve jugosllavë. "Në këtë enciklopedi është bërë amnestia e plotë e komunizmit jugosllav", ka theksuar Georgievski, duke shtuar se ky dokument nuk duhet të tërhiqet, por të shpërndahet nëpër biblioteka që të mund të lexojë çdonjeri. Ai ka sugjeruar megjithatë korrektimin e saj të plotë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›