Pranverë – verë 2011, veshjet e fundit të sezonit

Nëse pyesni çfarë të vishni këtë pranverë, atëherë ju propozojmë koleksionin “Gucci” për vitin 2011 si shembull
Shtrenjtë, ekskluzivisht, gjithçka është deri në perfeksion. Dihet që nuk mund të jetë ndryshe kur bëhet fjalë për këtë brend. Frida Giannini, dizajnerja e këtij koleksioni, për dallim nga brendet e tjera, bën rroba për t’u veshur, dhe jo për në vitrinë. Atë do ta shikoni lehtë në çantat dhe këpucët me përpunim të bukur dhe përkushtim ndaj detajeve. Në lidhje me veshjen inspirimi është i dukshëm - safiri me ngjyrë dhe lëkurë. Standardet nuk zvogëlohen së bashku me krizën ekonomike që e tronditi edhe modën, dhe shumë nga dizajnuesit ishin të detyruar të gjejnë strategji për rritjen e shitjes. Por, jo edhe dizajnerët në “Gucci”.