Turqia do të ndihmojë njohjen e Kosovës nga vendet islamike
Presidenti turk, Abdullah Gul, gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi,është shprehur i sigurt se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës do të thellohen, dhe se qytetarët turq me origjinë shqiptare në Turqi, duhet të luajnë rolin e urës lidhëse midis dy vendeve. "Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për njohjen sa më të gjerë të Republikës së Kosovës", ka thënë Gul, duke premtuar se do të vendi i tij do të vazhdojë të organizojë kontakte miqësore midis Kosovës dhe vendeve nga të cilat kërkohet njohja. "Vëmendja jonë do të jetë sidomos vendet islamike", ka premtuar presidenti turk.