Kaka Reali bllokon kalimin te Milani

Zhgënjim te Milani. Ëndrra për të rikthyer në “San Siro” Ricardo Kakanë është venitur.
Kur dukej se akordi ishte fare pranë, nga klubi kuqezi kanë konfirmuar se marrëveshja me Realin e Madridit nuk mund të realizohej.
Administratori Galiani u shpreh se negociatat dështuan për probleme fiskale, por në fakt çështja qëndron te arkat boshe të klubit.
Mialni pretendonte huazimin falas të mesfushorit për 30 muaj. Kërkesa u cilësua si e papranueshme nga ortakët e Realit të Madridit, që votuan kundër.
Spanjollët synojnë vetëm ta shesin fantazistin, për të cilin në vitin 2009 paguan rreth 70 milionë euro.
Lojtari ishte i gatshëm ta ulte rrogën faraonike prej 13 milionë euro bruto në sezon, megjtihatë propozimet e Milanit për rikthimin e brazilianit ishin të papranueshme.