E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Italise sot Juve-Lazio

Kupa e Italisë kthehet sot në mbrëmje në Juventus Stadium të Torinos. Bardhezinjtë e Antonio Contes do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Lazios.

Skuadrat paraqiten në këtë sfidë në situata të ndryshme. Në fundjavë, Juventusi fitoi 4-0 në kampionat me Udinesen, duke rikthyer distancën e sigurisë në krye.

Lazio nga ana e saj, barazoi 2-2 në Palermo dhe rrëshqiti sërish në -5 pikë nga vendi i parë.

Dy skuadrat do të ndeshen për herë të dhjetë në Kupë, me torinezët që kanë fituar në 4 raste, ndërsa tre herë fitues kanë qenë bardhkaltërit.

Kjo do të jetë sfida numër 160 në histori ndërmjet këtyre ekipeve.

Për këtë përballje delikate, te Juve rikthehet Marchisio, ndërsa Pirlo do të mungojë sërish. Në vend të tij në fushë do të jetë Pogba, që shkëlqeu të shtunën.

Te Lazio mungon sërish Klose dhe trajneri Petkovic pritet të luajë me Floçarin si sulmues të vetëm. Pas dy paraqitjeve bindëse, kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana pritet ta nisë sfidën nga stoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›