E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka debuton, Milani barazon, gjyqtari i ndihmon

Milan i ka shpëtuar humbjes nga Torino pasi ka arritur të shënojë për të barazuar në minutat e fundit të takimit duke nxjerrë një pikë, falë rezultat 2-2, më shumë ndoshta falë ndihmës së gjyqtarëve se sa edhe lojës që bënë lojtarët e Milanit.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola ndërsa në pjesën e dytë, Danilo D'Ambrosio ka shënuar në minutën e 47-të për 1-0. Alessio Cerci ka rritur epërsinë në 2-0 me golin e tij të minutës së 71-të ndërsa Milan ka shënuar për 2-1 në minutën e 87-të me autor Sulley Ali Muntari.

Megjithëse koha e rregullt kishte përfunduar, Milan arrin të barazojë falë golit të shënuar nga penalltia në minutat shtesë, ose thënë më mirë një penalltie të dyshimtë. E autor, kush mund të jetë tjetër pos Mario Balotellit.

Një gjë çka vlen të theksohet është debutimi i të rikthyerit te Milani, braziliani Kaka, i cili nuk arriti të lërë shenjën e vet në këtë takim/indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›