E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka do të donte të luante me Pelen

Yjet e Real Madridit, Kaka e Xabi Alonso kanë zbuluar se me cilët lojtarë do të dëshironin të luanin së bashku, qofshin ata aktualë apo edhe të pensionuar.

Braziliani e zgjodhi tri herë fituesin e Botërorit, bashkëkombësin e tij Pele, ndërsa mesfushori spanjoll e zgjodhi ish futbollistin francez, legjendën e Realit, Zinedine Zidane.

“Kam luajtur kundër, por jo me të, kështu që do të dëshiroja të luaja me Zidane”, ka thënë Alonso për goal.com.

– “Për mua do të ishte kënaqësi po ta kisha mundësinë të luaja me Pelen”, shtoi Kaka para ndeshjes ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›