E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, i pakënaqur me Thunin

Milaim Rama vendosi t’i thotë lamtumirë klubit zviceran Thun në fund të sezonit. Pas këtij vendimi, sulmuesi kosovar është shprehur i mllefosur me klubin ku kaloi 13 sezone.

Ai thotë se klubi i tij nuk i ka bërë asnjë ofertë për ndonjë angazhim brenda klubit pas pensionimit.

Ish reprezentuesi i Zvicrës si shembull përmend rastin e kolegut nga FC Basel, Benjamin Hugel, i cili pasi ka përfunduar karrierën aktive, është pranuar në një post brenda klubit.

“Klubi në të cilin kam kaluar 13 vite të suksesshme nuk ka treguar kurrfarë interesimi për mua”, ka deklaruar 36 vjeçari për ueb faqen 20 minuten.

Në këtë sezon, ish sulmuesi i Augsburgut është angazhuar vetëm si rezervist dhe për këtë ai i ka drejtuar disa herë kritika udhëheqjes së klubit e posaçërisht trajnerit Bernard Challandes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›