E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka drejt Chelseas

Nga Express më 30 dhjetor 2010 në ora 14:56

Ndërkohë që në Itali, tifozët e Interit shpresojnë për një rikthim në Milano të Kaka, në Angli e konsiderojnë të përfunduar kalimin e brazilianit tek Chelsea sezonin e ardhshëm.

Agjenti Ernesto Bronzetti, i kontaktuar nga ‘Daily Mail’, u shpreh për këtë çështje: “Mund të them që ka 90% mundësi që Kaka’ në sezonin tjetër të jetë pjesë e Chelsea dhe jo Inter.”

Bronzetti kishte deklaruar më parë se Kaka nuk do të largohej nga Real Madrid për më pak se 50 milionë euro dhe se ekipi londinez është i gatshëm të paguajë këtë shifër.

Kaka tashmë është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti 6 muaj jashtë fushave.

Braziliani pret që në ndeshjen e radhës ndaj Getafe në kampionat ose ndaj Levante në Kupën e Mbretit të luajë disa minuta./tch/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›