Kaka e shikon veten gjithnjë e më larg Realit të Madridit
Shtypi
Braziliani duket se dëshiron të largohet me destinacion Milanin
E përditshmja sportive e njohur spanjolle Marca titullon faqen e saj të parë: Kaka e shikon veten jashtë Realit. Braziliani duhet ta kërkojë të ardhmen e tij diku tjetër, jo më te Los Blancos, edhe pse drejtuesit e këtyre të fundit kërkojnë përfitime të majme financiare në këmbim. Marca thotë se Real Madridi është shumë pranë blerjes së Luka Modriç nga Totenhemi, çka do ta bënte edhe më shumë të pamundur aktivizimin e brazilianit. Dhe Kaka, duke qenë i vetëdijshëm për këtë gjë, i ka kërkuar klubit për ta lehtësuar largimin e tij në Milano. Mbetet vetëm të kuptohet se si Milani, Reali dhe vetë lojtari do të zgjidhin aspektin ekonomik, që mban ende pezull kalimin e mesfushorit te kuqezinjtë e Alegrit. Shumë nga përgjigjet, ose pjesë të tyre, mund të gjenden në samitin që Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani do të kenë në Arcore, para trofeut Luigi Berlusconi, një sfidë tradicionale me Juventusin, mbrëmjen e së dielës në San Siro. Braziliani mësohet se ka pranuar uljen e rrogës, vetëm e vetëm që të largohet.
Kaka e shikon veten gjithnjë e më larg Realit të Madridit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip