E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti pensionohet në Inter

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka konfirmuar lidhshmërinë e tij me gjigantin milanez, duke insistuar se do të përfundojë karrierën në Giuseppe Meazza.

Zanetti është shërbëtori më i gjatë i Nerazzurëve, pasi vazhdon të jetë pjesë e ekipit nga 1995, ndërsa së fundi ka mohuar spekulimet rreth rikthimit te ish klubi i tij Banfield. Ikona argjentinase ka konfirmuar planet e tij të pensionohet në Inter, derisa gjendet për pushime në vendlindje.

“Nuk do të përfundoj karrierën në Banfield. Do të mbetem deri më fund me Interin. Tifozët e Interit duhet të jenë të qetë”, tha Zanetti. “Gjithmonë jam ndjerë mirë nga përkrahje që kam marrë nga tifozët e Banfield sa herë që jam kthyer këtu, por nuk do të përfundoj karrierën me ta”, përfundoi ai.

Inter ndeshjen e parë të vitit 2010 e zhvillon kundër Chievos më 6 janar. Nerazzurrët janë kryesues në Serie A me tetë pikë dallim nga përcjellësi i parë Milan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›