Kaka, i lumtur që e ndihmoi Realin

Ricardo Kaka po kthehet më në fund në nivelet e tij. Mesfushori brazilian, pas lojës së mirë të shfaqur ndaj CSKA-së në të tetën e finales, të martën mbrëma e ka konfirmuar momentin e mirë, duke luajtur 30 minuta si protagonist dhe duke shënuar një gol e asistuar në një tjetër.
“Jam i kënaqur për atë që e bëra për gjysmë ore. I kam shfrytëzuar mundësitë me një gol dhe një asistim. Jam i lumtur për fitoren. Është një hap i rëndësishëm drejt gjysmëfinales. Mundohem gjithmonë ta ndihmoj skuadrën, jam në dispozicion përherë”, tha futbollisti brazilian për uefa.com.