E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, idhulli i Pastores

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Javier Pastore ka përshkruar brazilianin e Real Madridit, Leite Kaka si idhullin e tij të fëmijërisë.

Ish ylli i Palermos ka treguar se përcolli Kakan në televizion duke synuar të mësojë prej tij. “Kaka ishte gjithmonë idhulli im si fëmijë”, deklaroi Pastore për uebfaqen zyrtare të klubit francez. “E kam përcjell gjithnjë dhe mësoja prej tij, përmirësoja zhvillimin tim”, deklaroi Pastore.

Kaka spekulohet me largim nga Real Madridi ku nuk zë vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos ndërsa është përmendur edhe si objektiv i Paris Saint-Germainit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›