E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka jashte. Nuk luan dy miqesoret e Brazilit

 Sezoni i dobët me Realin e Madridin i ka kushtuar shtrenjtë Rikardo Kaka, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri i kombëtares së Brazilit, Mano Menezes për dy ndeshjet e radhës miqësore kundër Hollandës dhe Romanisë. Tekniku brazilian nuk ka preferuar të thërrasë në skuadër edhe Ronaldinjon, i cili vetëm pak javë më parë fitoi titullin kampion me Flamengon. 
Menezes arsyetoi vendimin e tij për të lënë jashtë kombëtares Rikardo Kaka për shkak të formës së dobët të futbollistit pas dëmtimit që e mbajti larg fushës së lojës për një periudhë të gjatë. “Ishte shumë e qartë për ne që Rikardo duhet të rikuperohet plotësisht dhe mund të qëndrojë jashtë edhe në finalet e Kupës së Amerikës”, ka thënë Menesez, i cili ka grumbulluar në kombëtare sulmuesin Fred, i cili nuk veshte fanelen e Brazilit që nga viti 2007. 

Ndeshja e parë miqësore kundër Hollandës më 4 qershor do të vlejë edhe për lamtumirën e ish-sulmuesit Ronaldo. “Fenomeni” ka hyrë në histori si një nga golashënuesit më të mirë të “Selecaos”, që tani kërkon t’i dhurojë një lamtumirë të bujshme sulmuesit. 

"Për një kohë të gjatë kombëtarja e e Brazilit ka qenë shtëpia e Ronaldos. Tifozët e adhurojnë ende atë dhe menduam t’I dhuronim disa minuta të fundit fanmtastike përpara fansave”, ka përfunduar Menesez, I cili ka grumbulluar në skuadër dy sulmuesit e MIlanit Robinjo dhe Alesandro Pato si dhe futbollistin e ri të Santos, Neymar. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›