Rama Nese Berisha nuk ndalet nuk do njohim qeverine
Lideri i opozitës, Edi Rama në daljen e tij të fundit bëri me dije se nëse kryeministri Sali Berisha nuk do të ndalet, atëherë opozita nuk do të njoh më qeverinë, parlamentin dhe institucionet që sipas kryesocialistit janë të kapura.
“Saliu, frymëzues i kësaj dhune fatkeqësisht kryeministër që ka marrë peng zgjedhjet dhe e ka kthyer KQZ-në në një bandë kusarësh që vjedhin votat para syve të popullit, duhet të ketë të qartë se përmes dhunës institucionale dhe politike, jo vetëm nuk na tremb, por na bind edhe më shumë në domosdoshmërinë e rezistencës të paepur deri në fund. Nëse nuk ndalet, nuk do njohim qeverinë, parlamentin, institucionet e kapura prej tij, por vetëm kushtetutën dhe do mbrojmë me çdo çmim liritë që na jep, dhe të drejtat tona”-tha kreu i PS-së, Edi Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste ka siguruar SHBA-në se dhuna nuk është rruga e opozitës duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar të ndërhyjë sa nuk është vonë.
“I sigurojmë SHBA-të se dhuna nuk është rruga jonë. Të dashur miq ndërkombëtarë, ndërhyni sa nuk është vonë të ndalni këtë masakër zgjedhore nga ky shtet i kapur”- theksoi ai.
Kryesocialisti theksoi gjatë fjalës së tij se në Tiranë, opozita fitoi me një rezultat të ngushtë, por të pastër.
Erjon Ajazi