E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, kapiteni i ardhshëm kuqezi

Do të jetë Kaka kapiteni i ardhshëm i Milanit, për këtë ka shumë diskutime, për më tepër që dhe vetë braziliani e dëshiron këtë. "Nuk dua të grindem me askënd për këtë", - tha mesfushori kuqezi për gazetën italiane "Corriere della Sera".
"Megjithatë shiritin tani apo me vonë e dua. Nëse kjo do të ndodhë këtë vit për mua do të ishte mirë, me konsensusin e të gjithëve natyrisht", - shton fituesi i "Topit të artë". Kaka nuk komentoi cështjen e Ronaldos, por vetëm pranoi se dinte vetëm ato që kishin shkruar gazetat. "Nuk kam arritur ende të flas me të".
Tema "Ronaldinjo": "Nuk kam biseduar këto ditë, por e di se dëshiron të vijë te Milani. Flamini? Është një lojtar i mirë, do të sjellë kualitet në skuadër dhe jam i sigurt se do të luajë shumë". Kaka flet edhe për objektivat e tij. "Dua të fitoj sërish Ligën e Kampioneve, kampionatin, Topin e artë dhe Lojtari më i mirë FIFA".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›