Viera: “Dua të mbetëm zikaltër!”

Francezi Patrik Viera ka një dëshirë, ta përfundojë karrierën te Interi. 31-vjecari, i cili më parë ka luajtur edhe me Arsenalin e Juventusit tha: "Nuk ka asnjë dyshim. Unë ndihem shumë mirë këtu te Interi. Në nivelin teknik, ne synojmë që të dominojmë kampionatin". Interi do të përballet të dielën me Milanin, në derbin e "Madoninës" dhe në rast se merr një rezultat pozitiv në javën e 36-të mund të fitojë titullin e tretë rresht dy javë përpara përfundimit të sezonit.