E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege: Dua të rikthehem për të shënuar

Torino - David Trezege është i gatshëm për të kontribuar tek skuadra e Juventusit. Ylli francez ka qëndruar i dëmtuar prej kohësh, dhe nuk ka qenë në dispozicion të teknikut Klaudio Ranieri. Në një intervistë për Juventus Channel, sulmuesi Trezege shprehet se është i gatshëm për rikthimin e madh me “Zonjën e Vjetër”.

“Këto ditët e fundit jam duke punuar shumë, dhe jam tepër i kënaqur që jam i gatshëm për të ofruar kontributin tim, -shprehet David Trezege për Juventus Channel. Të dielën do të presim Sampdorian në një ndeshje të vështirë. Ky ekip ka një lojtar të madh si Kasano që bën diferencën në çdo moment”.

Trezege nuk ka shënuar që në ndeshjen e javës së fundit në sezonin e shkuar, ku për ironi kundërshtare ishte Sampdoria. Juventusi ndodhet në vendin e dytë me 46 pikë, 8 më pak se Interi kryesues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›