Rumenige mbron trajnerin Klinsman
Presidenti i Bajernit te Munihut, Karl Hainc Rumenige ka pohuar se trajneri i skuadres bavareze, Jurgen Klinsman ka perkrahjen e plote te drejtuesve te klubit, perkunder startit te dobet ne edicionin e ri. Ne dy ndeshjet e para Bajerni ka arritur te arketoje vetem dy pike, gje e cila ka ngjallur pakenaqesi tek tifozet bavareze. Ne ndeshjen e pare Bajerni barazoi para tifozeve te vet me Hamburgun, 2:2, kurse ne ndeshjen e dyte ne Dortmund barazoi 1:1 me Borusian. "Klinsmani ka perkrahjen tone te plote. Jemi te bindur se ai eshte njeriu i duhur per kete detyre dhe se ai do ta dergoje skuadren ne rrugen e duhur. Besojme se deri ne pushimin dimeror do te vendosemi ne krye te tabeles", ka theksuar Rumenige, i cili beson se trajneri i bavarezeve do te dije ta permbyse situaten.