E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala bronz ne Ballkaniade

Nis mire aventura pergatitore per Lojerat Olimpike te Pekinit qe do te nisin me 6 gusht per atleten shqiptare Klodiana Shala. Bronzi i fituar dje ne Ballkaniaden e zhvilluar ne Kastoria te Greqise konfirmoi dhe njehere se Shala eshte nje prej atleteve me ne forme te sportit shqiptar. Forma e saj eshte ne rritje dhe ky nuk mund te jete tjeter vecse nje lajm i mire per vete sportisten. Edhe pse medalja ne Lojerat Olimpike mund te cilesohet nje tabu per Klodiana Shalen, qellimi i saj eshte te beje nje prezantim dinjitoz, si pak vite me pare kur arriti deri ne gjysmefinalen e Kampionatit Evropian te Atletikes. Per Klodianen, arritja e kohes kualifikuese per ne Olimpiade nuk ishte aspak e veshtire, por konkurrenca ne disiplinen e saj te gares se 400 metrave eshte shume e madhe. Sidoqofte, fakti qe Shala la dje pas disa nga pretendentet per te fituar medalje ne Ballkaniade eshte nje domethenie e madhe dhe tani nga Klodiana Shala pritet nje prezantim dinjitoz ne Olimpiade. Atletja do t'i bashkohet gjate ketyre diteve kampit olimpik kuqezi, ne te cilin bejne pjese plot 11 sportiste te disiplinave te ndryshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›