E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat negative te qendrimit te gjate ne diell

Shijimi i rrezeve e ngrohta te diellit na ben te ndihemi mire, thene shkurt na ben te dukemi bukur. Por efektet e grumbulluara te atij rrezatimi paraqesin rreziqe te shumta te demtimit te qelizave te lekures, rudhjes se hershme te lekures, njollave te plakjes, kancerit ne lekure, duke perfshire Melanomen si formen me serioze te kancerit te lekures.

Lekura e rrezatuar

Lekura e rrezatuar duket bukur, por ajo ngjyre e bronzte eshte rezultat i demtimeve te epidermes. Ekspozimi ndaj rrezeve ultra-vjollce qe liron dielli, nxiton efektet e plakjes dhe rrit rrezikun e paraqitjes se kancerit ne lekure. Per t'ju shmangur demtimeve te lekures si shkak i paraqitjes ne diell perdorni krema kunder djegies, me koeficient mbi 15, por nese lekura juaj eshte tejet e bardhe dhe e brishte, perdoreni ate me koeficient mbi 30.

Djegia

Djegia nga dielli eshte demtim i lekures i shkaktuar nga rrezet ultra vjolete. Shumica e ketyre djegieve rezultojne me skuqje, temperature me te larte ne pjeset e djegura, me nje dhimbje me te bute. Ato zakonisht paraqiten disa ore pas rrezatimit te pambrojtur dhe duhen dite, deri ne jave per t'u sheruar. Pjeset me te rrezikuara jane fytyra dhe krahet. Per te shpejtuar procesin e rigjenerimit te lekures, duhet perdorur krem hidratues.

Rudhat

Rrezet e diellit e bejne lekuren te duket me e plakur. Paraqitja e rrudhave perreth syve si rezultat i demtimit te fibrave elastike, te cilat mund te zgjaten dhe kthehen perseri ne gjendjen e meparshme e humbin efektin e tyre nen ndikimin e rrezeve ultra-vjollce.

Piklat

Piklat jane njolla te vogla ngjyre kafeje, qe paraqiten kryesisht ne fytyre, ne kraharor, aty ku rrezet e diellit bien me shpesh. Keto pika paraqiten te njerezit me ngjyre me te bardhe te lekures, me floke te verdhe ose te kuq. Nuk jane te rrezikshme, por nese forma, madhesia dhe ngjyra e tyre ndryshojne duhet patjeter te konsultoheni me dermatologun, pasi kanceret ne fazat e para paraqiten me pikla te cuditshme.

Melasma

Melasma (maska e shtatzenise) karakterizohet me njolla ngjyre kafeje ne faqe, hunde, balle dhe ne mjeker. Ajo paraqitet kryesisht te femrat gjate shtatzenise, por mund te paraqitet edhe te meshkujt, si dhe te personat me crregullime hormonale. Shkaktari i melasmes nuk dihet por me e shpeshte eshte te njerezit me ngjyre me te erret te lekures. Ajo mund te jete semundje familjare, mund te shkaktohet nga perdorimi i tabletave kunder shtatzenise, dhe paraqitet kryesisht gjate shtatzenise.

Rrezet ultra-vjollce te liruara nga dielli e stimulojne krijimin e pakontrolluar te qelizave per krijimin e pigmenteve.

Njollat e plakjes

Keto njolla nuk jane shkaktuar nga plakja, por shumohen me kalimin e viteve. Shkaktuar nga ekspozimi ne diell, per kete arsye ato paraqiten neper pjeset e trupit ku bien me teper rrezet e diellit. Ato nuk jane te rrezikshme, por gjithsesi duhet mendimi i mjekut per t'u identifikuar si te tilla.

Semundja e Boeen-it

Semundja e Boeen-it eshte nje lloj kanceri i lekures, ne fillim paraqitet si njolle e kuqerremte e mbuluar me lekure. Ne raste te voneses se trajtimit shnderrohet ne karcinoma spinoqelizore. Ne fillim perhapet brenda por me kalimin e kohes ajo perhapet ne pjesen e jashtme te lekures. Asnjehre mos thuaj "nuk e shoh prandaj nuk e kam". Mund te vereni ndryshimet ne lekure, por nese nuk beni ndonje kontroll, mund te jete teper vone.

Katarakti i syrit

Kristali i syrit eshte nje strukture transparente, e cila fokuson imazhet ne retinen e syrit. Kataraktet jane njolla te erreta ne kristalin e syrit. Kjo ndodh kur disa proteina, qe kalojne ne kete pjese te syrit grumbullohen ne menyre jonormale. Me kalimin e kohes keto grumbullime zmadhohen, marrin formen e njollave te erreta dhe nderhyjne ne shikim. Kjo pengon depertimin e drites ne kristalin e syrit. Ka shume shkaktare te kataraktit, ajo eshte semundje e te moshuarve, mirepo mund te jete pasoje e diabetit, gjithashtu e mosperdorimit te syzeve te diellit gjate qendrimit ne diell.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›