E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te ruani femijet

Prinderit duhet t'i kene parasysh disa rekomandime dhe paralajmerime, me qellim qe t'i mbrojne femijet dhe lekuren e tyre gjate diteve te nxehta verore. Dermatologet dhe pediatrit pohojne, se gjate zgjedhjes se preparatit mbrojtes te lekures se femijes, duhet pasur kujdes ne plotesimin e disa kushteve: faktori mbrojtes duhet te jete i larte, te kete filter UV, mikro-pigmente dhe te mos permbaje substanca aromatike apo shtesa te ngjashme, qe jane shkaktare te shpeshte te reaksioneve alergjike. Nje dite ose disa ore para, provojeni si do te reagoje kremi ne lekuren e femijes suaj, duke e vendosur ate vetem ne nje siperfaqe te lekures. Gjithmone shmangni orarin ditor, nga ora 10:00 deri ne oren 15:00, kur rrezet UVB dhe UVA jane me intensive. Ndersa ne pjesen tjeter te dites femijen e lyeni me krem i cili permban faktor SPF 40 ose SPF 50, dhe kete veprim perseriteni cdo dy ore. Procedura e vendosjes se kremit duhet perseritur para hyrjes ne uje edhe pas daljes nga uji. Duhet pasur kujdes ne mbrojtjen e pjeseve te ndjeshme (fytyra, hunda, buzet). Syte e femijes jane shume te ndjeshem ne diell, prandaj ato duhet te mbrohen me syza te cilat ruajne nga rrezet e diellit. Gjate qendrimit ne diell femija duhet konsumoje ushqime te pasura me vitamina dhe shume lengje, sepse dielli shume shpejt mund ta thaje lekuren dhe ta dehidratoje organizmin. Foshnjat duhet te jene te veshura me rroba dhe te mbajne kapele, ndersa nuk duhet te qendrojne jashte ne kohen kur intensiteti i rrezatimit eshte shume i madh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›