Rrugët e rrezikshme të Tiranës, pusetat pa kapakë kërcënojnë makinat
Tiranë- Pusetat janë një problem i madh për kryeqytetin ku në çdo rrugë mund të gjesh të tilla pa kapak duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.
Ajo që po shihni në këto foto më poshtë është një pusetë në mes të rrugës së cilës sot i është thyer kapaku.
Pamjet e marra nga Gazeta IDEA mëngjesin e së mërkurës i përkasin zonës në afërsi të rrugës së Dibrës, tek ajo që është ndryshe e njohur edhe si 9-Katëshet.
Prej kohësh kapaku i kësaj lëvizte dhe makinat që kalonin në të bënin që një zhurmë e madhe të dëgjohej si paralajmërim për prishjen.
Ndërsa sot, ajo bëri që automjetet të devijonin rrugën për të kaluar që të mos linin gomat në të. Në pritje që së shpejti ajo të rregullohet.
Kapak pusete i hequr në mes të rrugës
Kapak pusete i hequr në mes të rrugës