PS denoncon vjedhjet me faturat e energjisë
KESH vjedh shqiptaret përmes faturave te energjisë elektrike. PS ka paraqitur per mediat disa fatura te energjisë te cilat tregojnë se KESH ka nisur aplikim e çmimit te ri te energjisë jo ne datën 1 mars siç ishte përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë por ne datën 11 shkurt. Për këtë PS i ka kërkuar prokurorisë te kryej hetimine kësaj vjedhjeve shtetërore.
PS akuzonkorporatënelektro - energjetike shqiptare per vjedhjen qe po u bën shqiptareve përmes faturave te energjisë elektrike. Nen sekretari për programin Ilir Beqja nga selia Roze beri evidente disa fakte te reja te cila dëshmojnë se KESH po abuzon ne kurriz te familjeve shqiptare. Sipas tij KESH ka filluar te zbatoje çmimin e ri te energjisë ne datën 11 shkurte te 2008 dhe jo ne 1 mars siç ishte përcaktuar nga vendimi i ERE.
PS përmes një deklarate i kërkon KESH te ndërpresë grabitjen e familjeve shqiptare. Si dhe i kërkon qeverise shqiptare te ndërpresë çdo lloj reforme te re te çmimit te energjisë derisa KESH te përfundojë instalimin e matësve, si dhetransparence te procesit te faturimit. Gjithashtu PS dhe i ka kërkuar ere zbatimi e plote te vendimit ndërsa prokurorisë te kryej hetime e kësaj vjedhjeve shtetërore.
Shekulli