E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftesa për NATO, nisin aktivitetet festive në kryeqytet

 

Në kuadrin e festimeve për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë, Ministria e Kulturës, po organizon një sërë aktivitetesh festive dhe sportive në kryeqytet. Në këtë kuadër, sot prej orës 18.00- 21.00, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në sheshin "Skënderbej". Do të ketë një koncert të madh në shesh ku do të debutojnë këngëtarë të skenave shqiptare. Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Tiranës, për garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve, strukturat e policisë kanë marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike.

Shekulli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›