Kakavije, arrestohet i dënuari me 20 vjet burg për vrasje
KAKAVIJE- Një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, u arrestua sot në mesditë nga forcat e policisë së Gjirokastrës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në jug të vendit.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bënë të ditur se "Vilson Veizi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Fier, u ndalua në Kakavije teksa tentonte të dilte nga territori shqiptar me një vizë të rregullt”.
Burimet thanë se viza shengen ishte siguruar në mënyrë të ligjshme nga një avokat grek. Sipas policisë, 31 vjeçari Veizi akuzohet se një vit më parë ka vrarë në qytetin e Durrësit një shtetas, si dhe ka plagosur një tjetër për motive të dobëta.
(d.b/BalkanWeb)