E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratinos takon Metën: Në pritje të zgjidhjes së krizës në Strasburg

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit, Moratinos priti këtë mëngjes Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta. Takimi u fokusua në marëdhëniet bilaterale dhe në situatën në Ballkanin Perëndimor në kuadër të përgatitjeve për Mbledhjen e Nivelit të Lartë në Sarajevë si dhe, në veçanti, në krizën politike që po kalon aktualisht Republika e Shqipërisë. Takimi mes dy homologeve behet i ditur nga ambasada spanjolle ne Tirane.

Gjatë takimit, Ministri Moratinos ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Berisha, të cilin e ka inkurajuar për të gjetur një zgjidhje për krizën sa më parë që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, Ministri Moratinos pati gjithashtu dje një bisedë telefonike me liderin e Opozitës, Z. Rama, të cilit i kërkoi që të përfundonte grevën e urisë që po zhvillohej prej disa ditësh.

Qeveria e Spanjës shpreson që të dyja palët të arrijnë një zgjidhje, sonte në takimin në Strasburg, me ftesë të Presidentëve të Grupeve Parlamentare Socialiste dhe Popullore të Parlamentit Europian, si dhe me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerim dhe Politika Europiane për Fqinjësi, Z. Fule.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›