E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihen policët, pas debatit mes tyre për kontrollin e një automjeti në Vorë

policia-sherrTiranë- Tre efektivë policie janë konfliktuar në orët e para të së shtunës me njëri-tjetrin në Vorë të Tiranës.

Sipas burimeve policore për televizionin “News 24″ inspektori i krimeve në Vorë Përparim Myftaraj, nip i kryekomisarit të vrarë në detyrë  Adem Tahirajt, është shoqëruar nga agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Mësohet se pas mesnate Myftaraj ka kërkuar nga patrulla të shkonin në Vorë për të ndaluar dhe verifikuar një makinë, pasi dyshohej se posedonte drogë dhe armë.

Mësohet se patrualla ka shkuar në vendin e ngjarjes 1 orë me vonesë, sepse dyshohet se ishin në gjumë, në kohën kur vetë Myftaraj e kishte ndaluar për kontroll automjetin e dyshuar.

Në këto kushte Myftaraj ka debatuar me dy punonjësit e policisë të cilët janë përplasur fizikisht me inspektorin.
Dy efektivët e patrullës e kanë kallëzuar penalisht inspektorin dhe ky i fundit po pyetet për sqarime mbi ngjarjen aspak të hijshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›