E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes policësh, ndalohet Përparim Myftaraj, nipi i komisarit të vrarë Tahiraj

TIRANE- Përparim Myftaraj, nipi i komisarit të vrarë të Shijakut Adem Tahirajt, me detyrë inspektor krimesh në Vorë shoqërohet në polici nga agjentët e SHKB-së.

Sipas të dhënave të policisë, shkak për shoqërimin e tij është bërë debati dhe përplasja fizike me dy punonjës të patrullës së policisë në Vorë.

Mësohet se rreth orës 02:00 të mëngjesit, inspektori Myftaraj ka kërkuar nga patrulla të shkonin në Vorë për të ndaluar dhe verifikuar një makinë, pasi dyshohej se kishin drogë dhe armë, por me sa duket patrulla ka shkuar në vendngjarje 1 orë me vonesë.

Bëhet me dije gjithashtu se Myrtaj e kishte ndaluar vetë makinën për kontroll, ndërsa më pas iu ka kërkuar llogari efektivëve të patrullës për vonesën. Më pas ai ka debatuar me ta deri në përplasje fizike.

Pas përplasjes fizike, mëngjesin e sotëm është shoqëruar nga SHKB-ja inspektori Myftaraj për të dhënë shpjegime për incidentin e rrahjes mes tyre pasi dy efektivët e patrullës e kanë kallëzuar penalisht.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›