Sakashvili: Ndaloni agresionin rus
Rusia dhe Gjeorgjia hyjnë sot në ditën e katërt të luftimeve për Osetinë Jugore, edhe pse Gjeorgjia ka kërkuar negociata dhe ka deklaruar tërheqjen e trupave nga rajoni separatist.
Shpresat për armëpushim ishin rritur në Gjeorgji, pas kërkesës zyrtare për armëpushim, por ato u rrëzuan rreth orës 18:00 kur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjeorgjiane, Shota Utiashvili, tha se avionët rusë kishin hedhur një bombë nga 200 metra lartësi mbi aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit, kryeqytet i Gjeorgjisë. Lajmi është konfirmuar për mediat edhe nga një dëshmitar okular. Pak më parë rusët kishin bombarduar një bazë ushtarake gjeorgjiane. Sipas citimeve nga Ministria e Jashtme ruse për agjencinë “Interfax”, Gjeorgjia po vazhdon ende veprimet ushtarake, me gjithë kërkesën e saj për zhvillimin e negociatave dhe premtimin për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve. Rusia konfirmoi se kishte marrë nga Gjeorgjia një kërkesë për negociata dhe armëpushim, i cili do të hynte në fuqi në 5 të mëngjesit të djeshëm, por Ministria e Jashtme ruse njoftoi se, informacionet e tyre në terren nuk tregojnë se, trupat gjeorgjiane janë tërhequr plotësisht. Gjeorgjia i kërkoi dje zyrtarisht Rusisë zhvillimin e negociatave për dhënien fund të veprimeve ushtarake dhe urdhërimin e forcave të saj, për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve. “Forcat gjeorgjiane kanë ndërprerë luftimet në rajonin e Tskhinvalit, kryeqyteti i Osetisë së Jugut, me urdhër të presidentit, Mikail Sakashvili në orën 05:00 të mëngjesit”, njoftoi dje Ministria e Jashtme gjeorgjiane, duke shtuar se “Gjeorgjia bën të ditur se është e gatshme për zhvillimin e negociatave të menjëhershme me Rusinë për dhënien fund të veprimeve ushtarake”. Por Rusia nuk po reagon. Për më tepër pala ruse ka ngritur një bllokadë detare në Detin e Zi për bregdetin gjeorgjian. Anijet luftarake ruse do të pengojnë furnizimin me armë të republikës kaukaziane, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve. Kryeministri rus, Vladimir Putin e akuzoi Gjeorgjinë, se po kërkonte aventure të përgjakshme dhe po përpiqej të tërhiqte edhe vende të tjera në konfliktin ushtarak në rajonin separatist Osetinë Jugore. “Gjeorgjia dhe aspiratat e saj për në NATO udhëhiqen nga një përpjekje për të tërhequr vende të tjera dhe njerëz të tjerë në aventura të përgjakshme”, tha Putin në qytetin rus, Vladikavkaz, pranë Osetisë Jugore. Putin tha se, sulmi i Gjeorgjisë të premten ndaj Osetisë Jugore ishte një goditje vdekjeprurëse ndaj sovranitetit të këtij vendi. Ai tha, se që nga 2 gushti, 34 mijë refugjatë kanë kapërcyer kufirin për në Rusi. Ndërsa Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i konsideroi gjenocid veprimet ushtarake të Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut. “Osetia e Jugut është bërë shënjestër e një sulmi shumë të ashpër dhe cinik nga ana e Gjeorgjisë. Mënyra se si ka vepruar pala gjeorgjiane nuk mund të cilësohet ndryshe, por vetëm gjenocid, sepse këto veprime kanë marrë një shtrirje të gjerë dhe janë drejtuar kundër disa personave, popullsisë civile, forcave paqeruajtëse, të cilat kanë kryer misionin e tyre të paqes në rajon”, tha Medvedev. Presidenti gjeorgjian, Mihail Sakashvili i kërkoi Presidentit Medvedev t’i japë fund, asaj që ai e cilësoi “çmenduri” dhe e akuzoi Rusinë, se po përpiqet të shkatërrojë lirinë e Gjeorgjisë. Sakashvili i bëri thirrje NATO-s dhe OKB-së për të ndaluar agresionin rus. “Mendoj se OKB-ja dhe NATO-ja kanë një detyrë morale, të mbajnë një qëndrim dhe të ndalojnë agresionin rus. Nuk mjafton thirrja drejtuar palëve në konflikt për vetëpërmbajtje, qytetarët tanë po vdesin. Tanket ruse mund të vijnë për një orë e gjysmë nga Tskhinvali në Tbilisi”, theksoi ai. Vetëm rreth orës 20:00 Rusia pohoi se trupat gjeorgjiane po tërhiqeshin nga Osetia Jugore. Por presidenti rus, Medvedev kërko që tërheqja e forcave gjeorgjiane të bëhet e nënshkruar me një marrëveshje mes Gjeorgjisë dhe Osetisë, pa i lejuar Gjeorgjisë të vendosë kushte. Marina ruse njoftoi pak më pas se kishte mbytur një anije rraket-hedhëse gjeorgjiane. Gjeorgjia ndërkohë paralajmëroi hapjen e një fronti të dytë konflikti nga ana e rusëve, duke akuzuar Rusinë se po niste një operacion ushtarak mëngjesin e së dielës në rajonin tjetër separatist, Abkhazi. Moska e mohoi këtë përfshirje.
Gjendje gatishmërie në Moskë
Policia në kryeqytetin rus ka ngritur patrulla sigurie në stacione metrosh dhe trenash, pas shpërthimit të luftimeve të ashpra në Gjeorgji. Sipas agjencisë “Reuters”, prezenca ushtarake është rritur ndjeshëm në Moskë, ashtu si edhe rojat e sigurimit. Në stacionet hekurudhore, policia kërkonte dokumentet e personave që mbërrinin nga rajoni i Kaukazit, njoftoi “Interfax”. Ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë ndodhet poshtë rajoneve turbulluese të Rusisë si, Çeçenia dhe Dagestani. Por veç kësaj ndikimi i luftës ndjehej shumë pak në jetën moskovite, raporton “Reuters”.
Në konflikt vriten dy gazetarë
Dy gazetarë u vranë në republikën separatiste të Osetisë së Jugut, gjatë konfliktit mes Rusisë e Gjeorgjisë. Sipas radios moskovite “Echo”, “Të dy gazetarët, Grigol Tchikhladze dhe Alaksandër Klimtchouk, kishin hyrë në zonën e konfliktit me ushtrinë gjeorgjiane”, tha korrespondenti rus i të përjavshmes “Newsweek”, Orkhan Djemal. Sipas tij, “Tchikhladze pasqyronte konfliktin për të përjavshmen ruse “Newsweek” dhe Klimtchouk punonte si fotograf për agjencinë ruse të shtypit “Itar-Tass”. Viktimat ishin me kombësi gjeorgjiane.
Shenja paqeje, ambasadori rus : Jemi gati për bisedime
Këshilli i Sigurimit u takua për të katërtën herë brenda tre ditëve për të zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në Osetinë Jugore.
Pas dështimit të tre takimeve të para të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të arritur një marrëveshje mbi një rezolutë për ndërprerjen e luftimeve në Osetinë Jugore, ishte ambasadori amerikan në OKB, Zamay Khalilzad, i cili i kërkoi Këshillit të Sigurimit një takim tjetër urgjent. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm. Sipas OKB, konflikti shumë shpejt mund të përhapet nga Osetia në Abhkazi, gjë që e bën më të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje. Fillimi i takimit të katërt të organit ekzekutiv më të rëndësishëm të botës u karakterizua nga debatet mes ambasadorit të Gjeorgjisë, Irakli Alsasania, ambasadorit rus, Vitali Çurkin dhe anëtarëve të tjerë të KS-së. Sipas ambasadorit amerikan Khalilzad, Rusia po pengon tërheqjen e trupave gjeorgjiane jashtë Osetisë Jugore dhe shtoi se duhet të ulen menjëherë armët dhe të zgjidhet përfundimisht ky konflikt. Ndërsa nga ana e tij, Vitali Çurkin akuzoi zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, se po tregohej e njëanshme në këtë konflikt duke përkrahur Gjeorgjinë. Ai akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara për përzierje në çështjet ushtarake me Gjeorgjinë, pasi “e di mjaft mirë se këshilltarët tuaj ushtarakë janë të shumtë në numër atje”. Pas sulmit të ambasadorit rus, kundër sekretarit të përgjithshëm të OKB, është kundërpërgjigjur ambasadorja britanike në OKB, Karen Pirs, e cila tha se Çurkin po sulmonte institucionin. Gjithsesi, Vitali Çurkin dha lajmin e mirë se Rusia ishte e gatshme për negociata me Gjeorgjinë. Ndërkohë presidenti francez, vendi që mban kryesinë e Bashkimit Evropian, Nikolas Sarkozi njoftoi se do të vizitojë në fillim të javës, mbase edhe sot Moskën për të kërkuar një marrëveshje mes të dyja palëve të përfshira në konfliktin e Osetisë Jugore. Sipas Sarkozi, ekzistojnë mundësi reale për të zgjidhur krizën me dialog, pas tërheqjes së trupave gjeorgjiane, ka cituar ai për AFP. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner u nis në Gjeorgji të dielën në një mision paqeje, bashkë me ministrin e Jashtëm finlandez, Aleksander Stub. Ndërsa të gjithë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim emergjent të mërkurën për të diskutuar mbi Osetinë Jugore, dhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski theksoi se, BE mund të luajë një rol seriozisht stabilizues në rajon. Pas deklaratës së Çurkin në takimin e katërt të Këshillit të Sigurimit, se Moska është e gatshme të negociojë me Gjeorgjinë, ambasadori amerikan tha se orët në vazhdim do të përpilohet një rezolutë, që do të propozojë armëpushimin dhe ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Berluskoni telefonon Putinin
Kryeministrin italian, Silvio Berluskoni ka telefonuar dy herë kryeministrin rus, Vladimir Putin për t’i kërkuar një ndërprerje të luftimeve në Osetinë Jugore, mbi të gjitha pasi Gjeorgjia ka kërkuar zyrtarisht armëpushim dhe ka frenuar trupat e saj që të kundërpërgjigjen. Lajmin e kanë konfirmuar burime të qeverisë italiane, të cilat theksojnë se Kryeministri Berluskoni ka pasur gjatë ditës telefonata edhe me liderë të tjerë të botës, si Presidentin francez, (Franca mban presidencën e BE-së), Nikola Sarkozi. Berluskoni dhe Sarkozi kanë biseduar dy herë në telefon për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin në Osetinë Jugore dhe rrugët për të bindur Rusinë, që të pranojë armëpushimin. Italia i ka bërë thirrje 110 bashkëkombësve të vet në Gjeorgji, që të evakuojnë vendin.
Papa: Në emër të Krishtit, ndaloni!
Papa Benedikti XVI bëri thirrje gjatë meshës së të dielës, që luftimet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në Osetinë Jugore të marrin fund dhe u kërkoi fuqive të botës, të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje të paqme. Ai shprehu “dhimbjen e tij të thellë”, se dhuna e cila ka shpërthyer të enjten, ka shkaktuar tashmë shumë viktima të pafajshme dhe ka detyruar mijëra civilë të largohen nga shtëpitë e tyre. “Eshtë shpresa ime më e madhe se aksioni luftarak do të ndalojë menjëherë dhe ata do të frenohen nga dhuna e mëtejshme dhe përleshjet, në emër të trashëgimisë së tyre të përbashkët kristiane”, tha Ati i Shenjtë në adresimin e meshës së të dielës. Pjesa më madhe e popullsisë së Gjeorgjisë i përket besimit fetar ortodoks të Kishës Lindore. “Unë ftoj komunitetin ndërkombëtar dhe vendet me më shumë influencë, që të bëjnë përpjekjet për të mbështetur dhe promovuar iniciativa, që do të ndihmojnë në zgjidhjen e paqme dhe afatgjatë të situatës aktuale”, tha Benedikti XVI në Italinë veriore, ku ai ndodhej me pushime.
“Rusia po cenon marrëdhëniet me SHBA”
Shtëpia e Bardhë ka shprehur keqardhje për ato që ajo i quan veprime të rrezikshme dhe të pabarabarta të Rusisë në konfliktin me Gjeorgjinë. Zv/këshilltari për çështje të sigurisë, Xhejms Xhefri, tha se SHBA ishte alarmuar nga situata në përkeqësim në Osetinë e Jugut. Zoti Xhefri tha se veprimet e Rusisë mund të kenë impakt afatgjatë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë. Ai tha se SHBA do të ishte shumë e shqetësuar nëse vërtetoheshin njoftimet se forcat ruse të këmbësorisë kishin hyrë në Gjeorgji. Ndwrkohw SHBA shprehu shqetësim edhe se autoritetet në Abhkazi kanë bërë të ditur mobilizim të plotë duke thënë se kanë dërguar rreth një mijë trupa për të larguar gjeorgjianët nga bazat e tyre në grykën Kodori, pjesa e fundit e Abhkazisë që mbahet nga Gjeorgjia. SHBA akuzoi Moskën se kërkon ndryshim regjimi në Gjeorgji. Deklarata u bë pas një telefonate mes sekretares amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kur ky i fundit i tha Rajs se presidenti i Gjeorgjisë “duhet të ikë”.