E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varesia nga alkooli ne rritje

Varësia nga alkooli po kthehet gjithnjë e më tepër në problem për shëndetin publik, pasi jo vetëm se shifrat janë në rritje, por dhe se grupmosha më e prekur është ajo aktive për punë. Veç kësaj shqetësues mbetet dhe fakti se 42 % e të varurve nga alkooli pas trajtimit i rikthehen vesit sërish.

Shqetësimi vjen nga mjeku adiktolog Shpëtim Doksani, sipas të cilit mungesa e mbështetjes familjare bën që këta persona edhe pse i janë nënshtruar terapisë të vazhdojnë sërish pijen.

30 deri në 40% e popullsisë janë konsumatorë të alkoolit, ndërsa 3.5% mendohet të jenë të varur prej tij. Sipas shefit të shërbimit të varësisë nga alkooli në QSUT Shpëtim Doksani shifër kjo gjithnjë e në rritje në personat mbi 30 vjec

Organizata Botërore e Shëndetësisë e radhit alkoolpirjen ndër shkaqet e para të dëmeve sociale, në vend të dytë për nga vdekshmëria fiziko-organike dhe në vend të tretë për nga çrregullimet e shëndetit mendor.

Abuzim i gjatë me alkoolin con në sëmundjen e etilizmit klinik e cila shoqërohet me crregullime neurologjike, kriza e konvulsione epileptike të cilat çojnë deri ne vdekje veç dëmeve te rënda që shkakton në aparatin tretës apo mëlçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›