Sa kishte ardhur nga Greqia, përplaset për vdekje teksa kalonte rrugën
Gjirokastër- Një 34-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të së dielës nga përplasja e një automjeti në vendin e quajtur Grapsh në Gjirokastër.
Burimet e policisë bëjnë me dije se viktimë është bërë shtetasi Aleksandër Polo.
Ai është përplasur nga një makinë tip Honda me targa greke KPB 8601, me drejtues 25-vjeçarin Jani Dushi.
Mësohet se 34-vjeçari Polo sapo ishte kthyer nga Greqia dhe pasi ka zbritur nga autobusi i linjës Athinë-Tiranë ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është përplasur për vdekje nga automjeti që udhëtonte me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.