E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet zyrtari i tenderave



TIRANE - Gjykata e Tiranës liroi dje nga masa e "arrestit me burg" Redi Popescun, një nga zyrtarët e akuzuar për korrupsion në tenderin për uniformat e Ministrisë së Brendshme. Kërkesa e Popescut për ndryshimin e masës së sigurisë, dhënë për të pas arrestimit në 22 dhjetor të vitit të kaluar, ishte depozituar pak ditë më parë në gjykatë, ndërsa dje gjyqtarja Elona Gjoka bëri shqyrtimin e saj. Në vendimin e saj, gjykata ka pranuar kërkesën e përfaqësuesit të akuzës për lehtësimin e masës së sigurisë për Redi Popescun, nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitjeje". Pro-kurori i çështjes ka sqaruar para gjykatës se ishin kushtet që për të pandehurin mund të lehtësohej masa e sigurisë. Redi Popescu ishte specialist në Ministrinë e Integrimit, kur u arrestua në ditët e fundit të vitit 2009 për akuzën e "korrupsionit". Operacioni policor prangosi si të përfshirë në abuzimin me tenderin e uniformave, tre zyrtarë dhe tre biznesmenë. Sipas akuzës, Popescu ishte ndërmjetësi nëpërmjet të cilit biznesmenët paguan shumën 125 mijë euro për zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, për t'u shpallur fitues të tenderit të uniformave. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›