Kakavijë, kalojë kufirin 12 mijë emigrantë
KAKAVIJë- Fluksi i emigrantëve shqiptarë që vijnë për të festuar në atdhe festat e fundvitit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Gjatë 14 orëve të fundit të ditës së sotme, kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare mbi 12 mijë emigrantë, 3000 automjete, si dhe 50 autobuzë të linjës internacionale Tiranë- Athinë. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, bëjnë të ditur se pala shqiptare aktualisht po punon me 11 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ku në disa raste, si pasojë e fluksit të madh, numri i sporteve shkon në 15 të tilla. Ndërkohë, mësohet nga autoritet doganore greke se në Kakavijë nuk aplikon procedura kontrolli, të njëjta si ato që aplikon gjatë hyrjes së emigrantëve për në shtetin helen. “Si rezultat i masave të marra nuk janë shfaqur rradhë të gjata pritje, megjithëse fluksi është më i madh”, shprehen burime zyrtare duke nënvizuar se në ditët në vazhdim numri i emigrantëve shqiptarë që vijnë në atdhe pritet të trefishohet. (e.n/ata/BalkanWeb)