Rrëshen, mbahet mesha e Krishtlinjdes, tejmbushet Katedralja
RRëSHEN- Mesha e Krishtlindjes është mbajtur edhe në Rrëshen, ku ndodhet një pjesë e mirë e besimtarëve katolikë në Shqipëri. Katedralia e Rrëshenit ishte e tej mbushur nga besimtarë të këtij qyteti si dhe besimtarë të ardhur nga emigracioni për festat e këtij fund viti. Mesha është drejtuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Rrëshen Peshkopi dhe Mat, Imzot Kristoforo Palmieri. Ipeshkvi Palmieri dha urimin për besimtarët, ndërsa u shpreh se lindja e Jezuit, ndryshe nga çdo lindje tjetër në botë, është një eveniment historik që është realizuar njëherë e përgjithmonë, por është gjithnjë aktual në efektet që ka prodhuar duke kapërcyer distancat e hapësirës dhe të kohës. (e.n/news24/BalkanWeb)