E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapen 3 kg mariuanë, ikën poseduesi

Policia Kufitare në Kakavije ka sekuestruar sot dy pako në të cilat ndodheshin 3 kg lëndë narkotike e tipit mariuanë, ndërsa poseduesi ka mundur të largohet.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14.30, në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , gjatë një kontrolli të ushtruar në një nga autobuzët e linjës  ndërkombëtare Tiranë -Athinë , në bagazhin e autobuzit , në një çantë valixhe, poshtë rrobave pesonale kanë konstatuar një qese plasmasi  në të cilën kishte  dy pako të mbështjella me letër natriban , në formën e rrumbullakët , ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si  Mariuanë

Duke përfituar nga lëvizjet e shumta të emigrantëve që kthehen për në vendet e punës, poseduesi i çantës ka mundur të largohet nga vendi, ndërsa policia ka nisur menjëherë punën për kapjen e tij.

Policia e ka identifikuar atë si Aleks Paja , 18 vjeç,  lindur dhe banues në Lisaj të rrethit Elbasan , emigrant në Athinë.

Ndërkaq, policia vazhdon punën për kapjen e poseduesit të lëndës narkotike, ku është  njoftuar edhe Policia Greke, pasi autori mund të kalojë kufirin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›