E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Deputetët e PS do të marrin pjesë në votimet e Kuvendit

Sipas Ramës, opozita do të angazhohet fuqishëm për përmbushjen e 12 kritereve të vëna nga Bashkimi Evropian vitin e shkuar, megjithëse shton se ka pak shanse të arrihen këto kritere brenda muajit tetor.

“Ne sot do të jemi në Kuvendin e Shqipërisë. Do të marrim pjesë në çdo proces votimi. Jam i bindur se grupi ynë parlamentar do të jetë zëdhënësi i shqiptarëve, për të ndalë nga kapja e shtetit nga qeveria e Saliut. Ne duhet të bëjmë çmos që ky refuzim të mos përsëritet në tetor edhe pse shanset janë minimale”, theksoi Rama para pak çastesh.

Sipas tij, “puna e grupit tonë parlamentar do të fokusohet me ngulm tek 12 kriteret e Komisionit Evropian. Kriza e drejtësisë, ekonomisë dhe financave publike që kanë prekur palcën e Shqipërisë do të jenë në agjendën tonë. Ne s’kemi asnjë iluzion se kë kemi përballë, duar të pista që mbajnë peng Shqipërinë nga duar të korruptuara”. Më tej, ai i bëri thirrje Prokurores së Përgjithshme që të bëjë detyrat e saj për të luftuar korrupsionin jo vetëm djathtas por edhe majtas. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 12:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›