E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reformat u bllokuan për të dëmtuar vendin

 Ndaj kryeministri Sali Berisha, tha se duhet të ndërmerren reforma ku të përfshihen në të gjitha partitë, duke u ndalur këtu tek reforma zgjedhore.

“Në reformën zgjedhore duhet të përfshihen edhe partitë e vogla. Reformat u bllokuan për të dëmtuar vendin”, tha kryeministri para deputetëve të tij. Më tej, ai ka folur për zhvillimin ekonomik të vendit, duke nënvizuar se synohet të shkohet drejt një sistemi të qëndrueshëm.

Berisha komentoi edhe vendimin e opozitës për t’i dhënë fund bojkotit të Parlamentit, teksa ka premtuar se mazhoranca do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e saj.  "Garantoj opozitën se mazhoranca është tërësisht e gatshme qe secilin nga rekomandimet bashkërisht t'i shndërrojë në ligje dhe vendime, për kodin elektoral që është kodi me konsensual në historinë e vendit", tha Berisha.

Ai foli për rritjen e pagave dhe pensioneve, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që i ka dyfishuar këto pagesa. Gjithashtu, ai tha se uronte që opozita të votonte për ligjin për heqjen e imunitetit. “Lufta kundër korrupsionit mbetet qëllimi themelor i kësaj mazhorance. Jam i bindur se aty qëndron çelësi i suksesit për të gjitha reformat. Në Shëndetësi, do të ketë një sërë reformash. Një projekt madhor do të nisë për atë që quhet shëndetësia dixhitale”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

/vijon.../

                                                                                             2011-09-05 13:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›