Edhe Haxhinasto premton census të “pastër”

Kreu i diplomacisë shqiptare priti në një takim të hënën një delegacion të Këshillit të Evropës, anëtarë të Komitetit Këshillimor të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve.
“Ligji për censusin është bërë në përputhje të plotë më standardet ndërkombëtare dhe sigurisht janë të gjithë mekanizmat, që të evitohet çdo lloj manipulimi. Për sa i takon të drejtës përfaqësuese të etnive të caktuara, për të deklaruar ose jo atë etni të cilës i përkasin. Pra hapësira për manipulim është thuajse zero", tha Haxhinasto.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e Këshillit të Evropës, që do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten për të shqyrtuar raportin kombëtar të përgatitur nga shteti shqiptar për minoritetet të dorëzuar në KiE në Janar 2011, u shpreh se "jemi të impresionuar nga arritjet e deritanishme të Shqipërisë në kuadër të kësaj konvente për mbrojtjen e komuniteteve në Shqipëri. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë të monitorojmë si po zbatohet kjo konventë në Shqipëri".
Duke folur për regjistrimin e popullsisë, ajo tha se "ky është një census që do të bëhet për arsye statistikore, por secili ka të drejtën që të identifikohet me kombësinë që ka, nëse dikush dëshiron të shprehet për një kombësi apo tjetër është e drejtë e tyre themelore, që është parashikuar edhe në këtë konventë të shprehet lirshëm në lidhje me këtë përcaktim"./S.Lleshi/Start/
2011-09-05 12:23