E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagoset 22-vjeçari me armë zjarri

Policia, foto arkiv

Një 22-vjeçar është qëlluar me armë zjarri  duke mbetur i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pranë banesës së tij në Fushë Milot të Kurbit, ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes, të identifikuar nga policia.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur të hënën se pas ndihmës së parë në spitalin e Laçit, i plagosuri Besian Perdoda është dërguar për mjekim më profesional në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa punonjësit e komisariatit të Kurbinit, kanë identifikuar autorët e plagosjes së 22-vjeçarit dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Nga hetimet e para të grupit hetimor mësohet se një ndër motivet e plagosjes së të riut është ajo për çështje pronësie.  /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›