E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapet i kërkuari, vrau 12 vjet më parë

Policia ka mundur të arrestojë në pikën kufitare të Kakavijës shtetasin Miljan Buzi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një 19 vjecari, 12 vjet më parë. Buzi ishte arrestuar nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997 dhe u kap teksa kthehej nga Greqia. 

GJIROKASTER- Është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës shtetasi Miljan Buzi, banues në Kombinat të Tiranës, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, në fshatin Petovë në Fier.
Ngjarja e rëndë daton 12 vjet më parë kur ky shtetas ka vrarë me thikë për motive të dobëta një 19 vjecar me inicale M.L.
Buzi ishte arrestuar pas kësaj vrasje por kishte mundur të arratisej nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997. Ai u arrestua serish në vitin 2004 kur kreu më shumë se 2 vjet burg dhe u lirua nga gjykata e Fierit. Por Gjykata e Apelit në Vlorë mori vendim të prerë duke dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg. Pak ditë më parë Miljan Buzi , vinte nga Greqia për në Shqipëri dhe në hyrje të territorit shqiptar në Kakavije është kapur nga shërbimet e policisë kufitare.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›