E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- PSD: Me ne, një e ardhme më e mirë

Partisë Demokracia Sociale, ka vijuar turin elektoral në komunën Shirgjan të Elbasanit. Kreu i saj, Milo, ka kërkuar votën e banorëve pasi sipas tij kështu votohet për një Shqipëri më të mirë dhe të ardhme më të mirë. 

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo zhvilloi takime me anëtarë dhe simaptizantë në komunën Shirgjan të Elbasanit. Ai kërkoi votën për kandidatët e forcës politike që drejton, pasi kështu votohet për një Shqipëri më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë. “PDS-ja, për nga vetë natyra e programit të saj politik është nmjë parti e cila ndodhet afër njerëzve të thjeshtë. Këtë gjë ne nuk e kemi përcaktu vetëm në letër të programit tonë politik dhe elektoral, por jemi një parti që do ta bëjmë realitet në momentin që ne do të vijmë në qeverisjen e vendit sëbashku me partnerët e tjerë politik”- theksoi kreu i PSD-së Milo në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›